8.8 C
Skopje
E martë, 11 Shkurt, 2025

BDI reagon ndaj pritjeve të gjata në kufij / Situatë e turpshme, kërkojmë masa urgjente

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ashpër ndaj pritjeve të gjata dhe kushteve çnjerëzore në pikat kufitare, veçanërisht në Bllacë dhe Tabanoc. Në një deklaratë publike, partia ka shprehur indinjatën e thellë për këtë situatë, duke e quajtur atë të papranueshme dhe të turpshme, informon POPULLI.mk

“Pritjet çnjerëzore në pikat kufitare, sidomos në Bllacë dhe Tabanoc, kanë tejkaluar çdo kufi të durimit njerëzor”, thuhet në deklaratën e BDI-së. Partia kërkon nga institucionet përgjegjëse masa urgjente për të zgjidhur këtë problem, që po ndikon drejtpërdrejt në jetën dhe mirëqenien e qytetarëve.

Ky reagim vjen pas raportimeve të shumta nga udhëtarët, të cilët ankohen për orët e gjata të pritjes dhe kushtet e rënda në pikat kufitare, veçanërisht gjatë periudhave të ngarkuara festive dhe pushimeve.

BDI thekson se zgjidhja e këtij problemi është një detyrim ndaj qytetarëve dhe një hap i domosdoshëm për të garantuar respektimin e të drejtave dhe dinjitetit të tyre. / © POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit