Arbër Ademi është zgjedhur sekretar i përgjithshëm në kongresin e pestë të Bashkimit Demokratik për Integrim, ndërsa Faton Ahmeti mori postin e nënkryetarit të partisë.
Nënkryetarë të tjerë u zgjedhën Bujar Osmani, Erkan Arifi, Arbana Pasholli dhe Arta Bilalli-Zendeli.
Megjithatë, për shumë anëtarë dhe aktivistë të BDI-së, ky kongres u perceptua si një proces i brendshëm pa ndryshim të thellë, duke shkaktuar dëshpërim dhe zhgënjim tek ata që prisnin më shumë hapësirë dhe zë për rininë dhe bazën e partisë.
