-0.2 C
Skopje
E shtunë, 20 Dhjetor, 2025

BDI sot mban Kongresin e Pestë në Shkup, paralajmërohet riorganizim i thellë partiak

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) sot në Shkup do të mbajë kongresin e pestë. Është paralajmëruar se në Kongres do të bëhet riorganizimi dhe rinovimi i strukturave partiake.

Pas mbledhjes së Këshillit të BDI-së që u mbajt muajin e kaluar, partia njoftoi se Kongresi do të jetë një moment i rëndësishëm për përcaktimin e drejtimit të mëtejmë politik, organizativ dhe programor.

“Kongresi përfaqëson një proces kyç për vizionin politik, forcimin e mekanizmave demokratikë brendapartiakë dhe përgatitjen e strukturave për sfidat e reja”, thuhej në njoftimin e BDI-së.

Mediat kanë paralajmëruar se në Kongres priten shkarkime të shumta.

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) sot në Shkup do ta mbajë Kongresin partiak, në të cilin është paralajmëruar se do të bëhet riorganizimi dhe rinovimi i strukturave partiake.

Sipas deklaratave dhënë nga zyrtarët e partisë, pritet që Ali Ahmeti të rizgjidhet në krye të partisë, pasi nuk është paraqitur asnjë kundërkandidat.

Nëpër media u raportua se jozyrtarisht Ahmeti ka hartuar një listë me emra të njohur që pritet të zëvendësohen me emra të rinj.

Pas mbledhjes së Këshillit të BDI-së që u mbajt muajin e kaluar, partia njoftoi se Kongresi do të jetë një moment i rëndësishëm për përcaktimin e drejtimit të mëtejmë politik, organizativ dhe programor.

“Kongresi përfaqëson një proces kyç për vizionin politik, forcimin e mekanizmave demokratikë brendapartiakë dhe përgatitjen e strukturave për sfidat e reja”, thuhet në njoftimin e BDI-së.

Rezolutat do t’i paraqesë në fjalimin e tij kryetar i partisë Ali Ahmeti.

Burime thonë se Ahmeti do të përcaktojë drejtimet politike të Bashkimit Demokratik për Integrim për periudhën e ardhshme katërvjeçare, si dhe vizionin për zhvillimin demokratik, institucional dhe shoqëror të shtetit.

“Ky fjalim do të shërbejë si orientim politik jo vetëm për veprimtarinë e BDI-së, por edhe për rrugën e zhvillimit të vendit në vitet që vijnë. Nga ky fjalim do të dalin katër rezoluta, të cilat përfaqësojnë boshtin themelor të angazhimit politik të BDI-së dhe do të shërbejnë si “via” që partia do ta ndjekë në mandatin e ardhshëm katërvjeçar të veprimtarisë së saj politike” – thotë burimi brenda BDI-së.

Rezolutat që do të shqyrtohen dhe miratohen nga delegatët e Kongresit të Pestë janë:

Rezoluta I – Për përforcimin e karakterit unitar të shtetit dhe konsolidimin e barazisë funksionale
Rezoluta II – Për shtetin e së drejtës, drejtësinë e pavarur dhe rikthimin e besimit në institucione
Rezoluta III – Për marrëveshjen kombëtare për përparim dhe zhvillimin e qëndrueshëm të vendit
Rezoluta IV – Për integrimin evropian

Nga partia thonë se, këto katër rezoluta përfaqësojnë platformë dhe vizionin strategjik të Bashkimit Demokratik për Integrim për katër vitet e ardhshme dhe konfirmojnë rolin e saj si faktor kyç në drejtimin e proceseve demokratike dhe integruese të shtetit.

Të ngjajshme

Të fundit