Kryeministri Dimitar Kovaçevski e përkrah idenë e BE-së për dërgimin e një misioni vlerësues që do të monitorojë dhe analizojë punën e Këshillit Gjyqësor.
Ai shtoi se nuk është hera e parë, pasi edhe në të kaluarën ka pasur misione vlerësuese të BE-së dhe këtë temë e ka diskutuar me ambasadorin evropian Gir, një vit e gjysmë më parë.
“Këshilli Gjyqësor është një organ i pavarur nga Qeveria dhe nga kushdo tjetër – vet zgjidhen, vet analizohen dhe vet vlerësohen. Që në ditën e parë si kryeministër mendoj se organe të tilla dinë të kenë një imazh të ndryshëm për veten se sa publiku. Është mirë që në kuadër të bashkëpunimit që kemi me BE-në, ata tashmë do të mund të organizojnë procesin e një misioni të tillë për të kontrolluar të gjithë informacionin në lidhje me funksionimin e Këshillit Gjyqësor dhe më pas ta ndajnë atë me Komisionin Evropian dhe aktorët tanë politikë, të cilët nuk janë në varësi të gjyqësorit dhe në bazë të kësaj duhet të propozohen reformat e duhura që do të përmirësojnë punën e organeve të drejtësisë në vend. Pra, nëse më pyet konkretisht nëse e mirëpres atë – unë e mbështes atë” – deklaroi Kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski.
