Në Bashkimin Evropian kanë konfirmuar të mërkurën se komisioneri për Tregtinë, Marosh Shefkoviq, do të bisedojë në telefon më vonë gjatë ditës me sekretarin e Tregtisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Howard Lutnick, teksa bisedimet mes të dyja palëve vazhdojnë para afatit të paracaktuar të 1 gushtit.
Pas përfundimit të telefonatës, ai do t’i informojë ambasadorët evropianë rreth përmbajtjes, ka shkruar The Guardian.
Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Olof Gill, ka njoftuar se “fokusi parësor i Bashkimit Evropian është arritja e një marrëveshjeje me Shtetet e Bashkuara”.
Mirëpo, ai ka shtuar se blloku është i përgatitur edhe për skenarë të tjerë, përfshirë kundërmasat potenciale
“Ndonëse prioriteti ynë janë negociatat, vazhdojmë që paralelisht të përgatitemi për të gjitha rezultatet, duke përfshirë kundërmasat potenciale. Për t’i bërë kundërmasat tona më të qarta, të thjeshta e të forta ne do ta gërshetojmë listën e parë dhe listën e dytë në një listë të vetme, dhe do t’ia dorëzojmë shteteve anëtare për miratim”, ka thënë ai