3.8 C
Skopje
E enjte, 26 Mars, 2026

BE-ja lufton krimin dhe korrupsionin, RMV-ja e mbron me çdo kusht !

Me rastin e fundit i cili ndodhi në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut ku shumica e deputetëve votuan për ndryshimin e ligjeve në Kodin Penal tregon më së miri se RMV-ja nuk po shkon drejt përparimit por shumë më keq, informon POPULLI.mk.

Ish kryeministri i vendit, Nikolla Gruevski, Sasho Mijallkov, Jankullovska e të tjerë ka mundësi të shpëtojnë nga shumë lëndë të cilat tanimë janë në gjykim. Vetëm Gruevski ka mundësi të shpëtojë nga gjithsej 35,6 vite burg dhe të rikthehet në Maqedoninë e Veriut sikur nuk ka ndodhur asgjë në të kaluarën.

Opozita e ka kundërshtuar në maksimum këtë veprim të deputetëve të cilët duke e ditur se çfarë do t’i ndodh vendit dhe se në çfarë drejtimi po shkojmë (drejt BE-së) kjo nuk është mënyra e duhur për ta bërë këtë rrugëtim, rrugëtim ky i cili mund t’i kushtojë shumë Maqedonisë së Veriut në të ardhmen e afërt duke e ditur se po falen “kriminelët më të mëdhenj” që kanë qeverisur me vendin e që disa janë edhe në listën e zezë amerikane.

 

© POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit