17.8 C
Skopje
E diel, 8 Shtator, 2024

BE: Përfaqësuesit serb të përmbahen nga deklaratat që vënë në dyshim vlefshmërinë e Marrëveshjes

Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje përfaqësuesve serb që të përmbahen nga deklaratat që vënë në dyshim vlefshmërinë e Marrëveshjes dhe të fillojnë zbatimin e detyrimeve të tyre.

Ky reagim i BE-së pasoi deklaratën së kryeministrit të Serbisë, Millosh Vuceviq I cili se Serbia nuk e ka pranuar planin franko-gjerman.

Në një përgjigje për RTV-21 BE-ja tha se Marrëveshja për Rrugën e Normalizimit është e vlefshme dhe e detyrueshme në tërësinë e saj si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë.

“Siç e kemi thënë shumë herë më parë, Marrëveshja për Rrugën e Normalizimit është e vlefshme dhe e detyrueshme në tërësinë e saj si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë. Zbatimi i saj është një pjesë integrale e rrugëve të tyre përkatëse evropiane, e cila u konfirmua së fundmi përmes përfshirjes së saj në kapitullin 35 të negociatave të pranimit të Serbisë. Nëse përparimi në pranimin e saj në BE është vërtet në interesin strategjik të Serbisë, ne ftojmë përfaqësuesit serbë të përmbahen nga deklaratat që vënë në dyshim vlefshmërinë e Marrëveshjes dhe të fillojnë zbatimin e detyrimeve të tyre. Për të kujtuar qëndrimin konsistent publik të BE-së, Marrëveshja me aneksin e saj të zbatimit është bërë ligjërisht e detyrueshme përmes deklaratës me shkrim të pwrfaqwsuesit tw lartw, të datës 18 mars 2023. Kjo u pranua nga presidenti Vuçiq dhe kryeministri Kurti”, tha një zëdhënës i BE për RTV21.

Një ditë më parë kryeministrit i Serbisë, Millosh Vuceviq tha se Serbia nuk e ka pranuar planin franko-gjerman dhe se nuk e pranon Kosovën e pavarur as në mënyrë eksplicite e as të nënkuptuar.

 

 

Burimi /21Media

Të ngjajshme

Të fundit