8.8 C
Skopje
E martë, 15 Tetor, 2024

Bekteshi: Taravari është rrenc patologjik

Ligji për ‘branitellat’ ka hapur një debat të gjerë ditën e sotme në Maqedoninë e Veriut ku janë përplasur pozita e opozita shqiptare duke kritikuar njëra tjetrën. Për këtë Bekteshi ka kërkuar dorëheqjen e Taravarit duke e quajtur edhe gënjeshtar, informon POPULLI.mk

Statusi i plotë i Bekteshit:

Ligji per “branitela” është propozuar më 01 korrik 2024 (i arkivuar në Kuvend), në Qeverinë jolegjitime VMRO-ZNAM-SVLEN
Sot në Kuvend u miratua rendi i ditës me këtë pikë, pra me “BRANITELLAT” dhe këtë e mundësuan deputetët e humbësve të zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale nga Vlen duke e bërë kuorumin në sallën e Kuvendit.
Arben Taravari, rrenc patologjik, ose nuk e din, ose me qëllim i mashtron qytetarët si në cdo paraqitje dhe veprim të tij deri më sot.
Edhe pse Ligji eshte vendos sot në seancë plenare, ai thotë është që në Janar.
Taravari GËNJEN.
Taravari të ju kërkojë falje të gjithë qytetarëve për këtë gënjeshtër, ndërsa për këtë mashtrim dhe poshtërsim të shqiptarëve, të gjithë duhet të dorëhiqen!

Të ngjajshme

Të fundit