13.5 C
Skopje
E shtunë, 13 Qershor, 2026
Home Lajme Fatos Nano përfundon në spital, i përkeqësohet gjendja përsëri

Fatos Nano përfundon në spital, i përkeqësohet gjendja përsëri

0
295

Ish kryeministri i Shqipërisë Fatos Nano ka përfunduar sërish në spital prej problemeve shëndetësore. Nano ka pësuar frakturë në qafën e femurit të këmbës së majtë.

Aktualisht po trajtohet në një spital privat dhe ditën e nesërme do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirugjikale.

Më herët Nano i është nënshtruar një intubimi pasi atij i është rikthyer një problem kronik respirator që në gjuhën mjekësore, njihet me SPOK, sëmundje pulmonare obstruktive kronike.