Kreshnik Bekteshi i BDI i është kundëpërgjigjur ministrit, Arben Taravari sa i përket Ligjit për gjuhën shqipe i cili sipas Bekteshit është diskutuar dhe miratuar në seancë Qeveritare, informon POPULLI.mk
“Si dëshmitar i ditës kur është diskutuar dhe miratuar ligji për gjuhën shqipe në Qeveri, sfidoj Arben Taravarin të informojë opinionin nëse ka diskutuar dhe nëse ka marrë pjesë në atë seancë. Unë dëshmoj që JO. As që e ka interesuar; përkundrazi, vraponte pas tenderit për ndërtimin e qendrës klinike në Shkup. Gazetarët mund të kërkojnë stenogramet e asaj seance dhe pjesmarrjen e ministrave për të dal e vërteta në shesh.” / © POPULLI.mk