13.5 C
Skopje
E shtunë, 13 Qershor, 2026
Home Lajme Berisha: Edi Rama kishte filluar terrorin, angazhuar policinë, policinë bashkiake për të...

Berisha: Edi Rama kishte filluar terrorin, angazhuar policinë, policinë bashkiake për të terrorizuar qytetarët

0
224

Në Kamëz ku prezantoi Arjan Hoxhën si kandidat të koalicionit “Bashkë fitojmë”, Sali Berisha komentoi deklaratat e Kryeministrit Rama. Kryedemokrati tha se kreu i mazhorancës po tenton të fshehë vjedhjet që ka bërë.

“Edi Ramën e ka kapur tmerri, ndaj dhe vjen flet përçart. Flet me fjalor të padenjë. Nuk më vjen keq për ato që i thoshte Rakip Sulit, sepse ai Rakip Sulin e ka një bashkëhajdut ai, ndaj i thotë ç’të dojë. Por problemi është se ka një djallëzi aty. Ai kërkon që ne të harrojë vjedhjet që ka bërë. Por bashkë me Rakipin, po të garantoj se bashkë me Rakipin do të shkosh aty ku e ke vendin, në burg, në kokërr të burgut, në qeli”.

Berisha nuk la pa shigjetuar edhe kandidatin Socialist për Kamzën, Rakip Suli.

“Rakip as në Greqi nuk pranohesh më, se të kanë hapur dosje mesa mora vesh. Le që po të garantoj, se ato para kudo që i ke dërguar do t’i gjejmë dhe do të dënohesh. Nuk ka më amnisti për qeveritarët hajdutë. Qeveritarët hajdutë do t’i ndjekë vjedhja deri në ditën e fundit të jetës së tyre. Ju jap fjalën ju dhe kjo do të bëhet”.

Më herët në një dalje për mediat nga selia blu, Berisha akuzoi kreun e qeverisë se në jug të vendit po terrorizon qytetarët duke angazhuar makinerinë shtetërore për manipulimin e zgjedhjeve.

“Konstatova se Edi Rama kishte filluar terrorin, angazhuar policinë, policinë bashkiake për të terrorizuar qytetarët.”

Sipas kreut të demokratëve, vetëm vota popullore mund të sjellë ndryshimin në vend dhe largimin e atij që Berisha e cilëson regjim i Kryeministrit Rama.