6.8 C
Skopje
E martë, 15 Tetor, 2024

Berisha: Jemi duke e përgatitur axhendën tonë të protestave!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh se selia blu po përgatit axhendën e protestave. Ai theksoi se ditën e sotme do të takohet me krerët e degëve të PD-së në Tiranë ku do të diskutojë për primaret dhe protestat. Berisha u shpreh se selia blu do të jetë në ballë dhe në krye të protestave popullore.

“Ne kemi axhendën tonë të protestave dhe po e përgatisim. Sot kam takim me krerët e PD në Tiranë dhe dy janë çështjet tona kryesore që do diskutojmë, primaret dhe protestat. Ne kemi axhendën tonë, sindikatat kanë të veten. Ne jemi parti politike dhe do mbushim rrugët dhe sheshet se nuk mund të ecet në këtë mënyrë, kur interesat e qytetarëve shkelmohen çdo ditë, shqiptarët përzihen nga vendi i tyre, ligji nuk ekziston. Ne do të jemi në ballë dhe në krye të protestave popullore në mbrojtje të interesave qytetare”, u shpreh Berisha./tvklan.al

Të ngjajshme

Të fundit