2.8 C
Skopje
E enjte, 26 Mars, 2026

Berisha përballë drejtësisë / Apeli i Posaçëm kundërshton heqjen e arrestimit shtëpiak

Prokuroria e Posaçme kërkon izolimin në shtëpi të ish- kryeministrit, Sali Berisha. Sipas prokurorëve të çështjes nuk ekzistojnë kushtet që gjykata ta nxjerrë nga arresti shtëpiak ish- kreun e ekzekutivit, Berisha.

Kundërshtimi u bë në Apelin e Posaçëm nga dy përfaqësuesit e organit të akuzës, Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai.

Ndërkaq, gjyqtarja që e liroi Berishën nga izolimi shtëpiak, Flojera Davidhi ka në duar po sot vendimmarrjen nëse dosja “Partizani”, për të cilën SPAK ndaj Berishës ka ngritur akuzën e korrupsionit, do t’i nënshtrohet apo jo gjykimit në Gjykatën e Posaçme.

Sali Berisha u mor zyrtarisht i pandehur nga Prokuroria Antikorrupsion më 11 shtator të këtij viti. Në bashkëpunim me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, SPAK pretendon që ata kanë kryer korrupsion, ndërsa Malltezi nga ana e tij edhe pastrim parash.

Të pandehur për privatizimin e ish- kompleksit sportiv Partizani, janë marrë edhe ndërtuesi i 17 kullave, Fatmir Bektashi, biznesmeni Xhimi Begeja dhe noterja Andia Pustina.

Sipas organit procedues SPAK, Berisha vuri në dizpozicion të dhëndrit të tij gjithë aparatin shtetëror për të privatizuar trojet e dikurshme të kompleksit sportiv, Partizani. Në cilësinë e kryeministrit ai nxorri akte nënligjore në favor të përfitim të trullit nga ana e dhëndrit të tij, Jamarëbr Malltezi.

Të ngjajshme

Të fundit