14.8 C
Skopje
E martë, 25 Mars, 2025

Berisha sulmon Blinken: Kukull e Sorosit, i ndaluar në ndërtesat federale të SHBA

Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar kritikat e ashpra ndaj ish-sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, duke e cilësuar atë si “kukull të Soros” dhe duke e akuzuar për mashtrime kundër kombit amerikan.

Gjatë një takimi me emigrantët shqiptarë në Itali, Berisha deklaroi se pas fitores së Donald Trump, Blinken është ndaluar të hyjë në ndërtesat federale të SHBA-ve.

“Mbrëmë presidenti Donald Trump i ka ndaluar kukullës së Soros, Blinken, të futet në çdo ndërtesë federale. Stop. I pabesë. Organizoi kurthe dhe letra mashtruese për kombin e tij amerikan,” u shpreh Berisha.

Ai e cilësoi rikthimin e Trump si një “mrekulli për Amerikën dhe për të gjithë botën”, duke e konsideruar këtë si një fitore të madhe.

Berisha u bëri thirrje emigrantëve shqiptarë në Itali që të marrin pjesë në zgjedhjet e 11 majit, duke theksuar rëndësinë e angazhimit të tyre në mbrojtjen e Shqipërisë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Të ngjajshme

Të fundit