Kandidatja për deputete nga PDK, Vlora Çitaku, ka falënderuar qytetarët e Kosovës për një tjetër proces zgjedhor të suksesshëm. Ajo vlerësoi fushatën dhe ditën e zgjedhjeve si një shembull pozitiv të demokracisë në vend, informon POPULLI.mk
“Presim rezultatet, por qysh tani kemi arsye për të qenë optimistë,” u shpreh Çitaku. Ajo theksoi se tashmë është koha për t’iu kthyer punës me qëllim përmirësimin e Kosovës.
Zgjedhjet parlamentare në Kosovë u zhvilluan sot, ndërsa pjesëmarrja e qytetarëve arriti në 29.61%, sipas të dhënave të KQZ-së. / © POPULLI.mk