Në Kosovë sot u zhvilluan zgjedhjet parlamentare, të parat zgjedhje të rregullta që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008, informon POPULLI.mk
Sipas të dhënave më të fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), procesit zgjedhor i janë përgjigjur 583,686 qytetarë, që përbën 29.61% të votuesve të regjistruar.
E drejta e votës u takonte mbi 2 milionë qytetarëve, si brenda ashtu edhe jashtë Kosovës. / © POPULLI.mk