10.8 C
Skopje
E enjte, 6 Shkurt, 2025

Bernie Sanders kritikon Trumpin: “Plani i tij për Gazën s’ka lidhje me paqen”

Senatori amerikan Bernie Sanders ka reaguar ashpër ndaj politikave të Presidentit Donald Trump lidhur me konfliktin në Gaza, duke e cilësuar atë si një “kandidat për paqe” që në realitet mbështet zhvendosjen e palestinezëve dhe furnizimin me armë të Izraelit, informon POPULLI.mk

“Kandidati për paqe” Trump dëshiron të zbatojë “planin” e tij për të zhvendosur 2 milionë palestinezë nga shtëpitë e tyre, për t’i dhënë Netanyahut 1 miliard dollarë armë dhe për t’ua dorëzuar Rripin e shkatërruar të Gazës miliarderëve”, deklaroi Sanders.

Senatori progresist shtoi se nëse kjo është politika e Trumpit për paqen, atëherë nuk dëshiron të imagjinojë se si do të dukej politika e tij e luftës.

Këto deklarata vijnë në një kohë kur debati mbi krizën në Gaza dhe mbështetja e SHBA-së për Izraelin po nxit ndasi të mëdha brenda politikës amerikane. Sanders ka qenë një nga zërat më kritikë ndaj qeverisë izraelite dhe politikave të administratave amerikane që e mbështesin pa kushte. / © POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit