14.8 C
Skopje
E mërkurë, 21 Maj, 2025

Besa Kadriu i përgjigjet Fatmir Limanit: Erdhe si metastazë kancerogjene për të prishur Lëvizjen BESA!

Ish-nënkryetarja e Lëvizjes Besa, Besa Kadriu ka reaguar ashpër ndaj ministrit Fatmir Limani, duke e akuzuar për infiltrimin në Lëvizjen BESA me qëllime përçarëse, informon POPULLI.mk

Në një postim publik, Kadriu e ka cilësuar Limanin si “një metastazë kancerogjene” që ka ardhur nga radhët e BDI-së për të shkatërruar partinë.

Ajo e ka akuzuar Limanin se është ngjitur në politikë duke u infiltruar me votat e qytetarëve të Tetovës dhe se shumë shpejt do të marrë përgjigjen nga elektorati, veçanërisht në zgjedhjet lokale të tetorit.

“Nuk kam hyrë në politikë për të luajtur rolin e serviles dhe nënshtueses. Unë nuk kërkoj shpëtim tek varka që përmbytet, por atë varkë të shpifur që unë nuk e mbroj, ti na e solle në derë!” – ka shkruar Kadriu.

Ajo ka paralajmëruar se përgjigja e radhës për Limanin do të vijë më shpejt se sa ai e pret, duke lënë të kuptohet se në skenën politike po afrohen zhvillime të reja. / © POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit