28.8 C
Skopje
E diel, 14 Qershor, 2026
Home Lajme Edi Rama kritikon ashpër vendimin për Thaçin

Edi Rama kritikon ashpër vendimin për Thaçin

0
136
epa08516638 President of the Republic of Kosovo Hashim Thaci (L) welcomes Prime Minister of Albania Edi Rama (R) in Pristina, Kosovo 29 June 2020. According to media reports, the Specialist Prosecutor's Office (SPO) in The Hague on 24 June 2020 filed a ten-count indictment with the Kosovo Specialist Chambers (KSC) against Thaci, on charges of alleged 'crimes against humanity and war crimes, including murder, enforced disappearance of persons, persecution, and torture.' EPA-EFE/VALDRIN XHEMAJ

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Speciale për të mos e lejuar ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, të marrë pjesë në varrimin e babait të tij.

Në një postim në rrjetin social X, Rama e cilësoi këtë vendim si një “poshtërim të ri” dhe kritikoi ashpër Gjykatën Speciale, duke e akuzuar për shndërrimin e drejtësisë ndërkombëtare në një farsë.

“Një poshtërim i ri nga një tribunal i turpshëm dhe i paturpshëm, i cili e ka kthyer drejtësinë ndërkombëtare në një farsë, të drejtat demokratike në fjalë boshe dhe vullnetin e mirë të Parlamentit të Kosovës në bumerangun më brutal!”– shkroi Rama.

Haxhi Thaçi, babai i ish presidentit Hashim Thaçi, i cili u nga jeta të dielën e 16 marsit, në orët e vona, do të varroset sot.

Atij do t’i jepet lamtumira e fundit në varrezat e reja të fshatit Burojë në Skenderaj, nga ora 15:00.

 

 

Burimi /GazetaSinjali/