2.8 C
Skopje
E mërkurë, 22 Janar, 2025

Besnik Tahiri: Qeveria nuk do të udhëhiqet më nga Albin Kurti

Kandidati i AAK-së për deputet, Besnik Tahiri sonte në emisionin “DPT te Fidani” është shprehur se qeveria nuk do të udhëhiqet më nga Albin Kurti.

Ai tha se Kurti i ka vetëm edhe disa muaj, derisa të konfirmohen rezultatet dhe nuk do të jetë më kryeministër, përcjell Klankosova.tv.

“Unë po iu them me përgjegjësinë më të plotë, që më qeveria nuk do të udhëhiqet nga Albin Kurti.”

“Albin Kurti i ka edhe disa muaj, derisa të konfirmohen rezultatet dhe më nuk do të jetë kryeministër, derisa ai nuk do të fitojë edhe njëherë 50 për qind, e ajo nuk besoj që do të ndodh ndonjëherë”, u shpreh tutje Tahiri.

Të ngjajshme

Të fundit