Real Madrid ka marrë një goditje të rëndë në luftën për titullin kampion në Spanjë, teksa është mposhtur sot në transfertë përballë Betisit me shifrat 2-1.
Madrilenët gjetën golin e avantazhit shpejt me anë të Brahim Diaz dhe u mendua se do ta kishin të thjeshtë të merrnin tre pikët që i duheshin për duelin e ndezur që ka nisur në Spanjë për La Liga me Barcelonën e Atletikon që i ka ngjitur.
Por vendasit reaguan dhe barazuan shifrat me anë të Kardoso para fundit të pjesës së parë. Në fraksionin e dytë të lojës, ishte pikërisht ish-futbollisti i madrilenëve, Isko, ai i cili transformoi penaltinë që i dha avantazhin 2-1 Betisit.
Reali sulmoi me forca të shumta deri në vërshëllimën përfundimtare, por rezultati nuk ndryshoi më. Kështu, madrilenët tani rrezikojnë të shohin Barçën dhe Atletikon t’i largohen në renditje, duke bërë më të komplikuar luftën e tyre për të mbrojtur trofeun.
Burimi / Panorama Sport