4.8 C
Skopje
E diel, 29 Mars, 2026

Bexheti: Gruevski mund të kthehet kur të dojë, është shtetas i RMV-së

Sekretari organizativ i BDI-së dhe ish ministri i Drejtësisë Blerim Bexheti thekson se Nikolla Gruevski mund të kthehet në Maqedoni kur të dojë ai, pasi është shtetas i vendit.

Bexheti për “Alsat” tha se OBRM-PDUKM-ja duhet të zbardh se cilin ministër nga radhët e BDI-së ka qenë pjesë e delegacionit që është takuar me Gruevskin në Budapest.

“Unë nuk mund të di a do të kthehet apo jo Nikolla Gruevski. Ai është shtetas i këtij vendi si të gjithë ne tjerët. Ai ka pas të drejtë në çdo kohë të kthehet. Ai ka pasur bindjet e tij, ka pasur mundësinë që të paraqitet tek organet e rendit dhe të kthehet sepse është shtetas i vendit por ai u përcaktua që të merr statusin e aziltantit në Hungari dhe ashtu vazhdoi. Tani të gjitha këto përplasje për ligjet po ndodhin në OBRM-PDUKM dhe fatkeqësisht këtij treni po i bashkohen edhe politikan shqiptarë”, theksoi Blerim Bexheti, BDI.

 

Të ngjajshme

Të fundit