Biden: Palestinezët nuk do të detyrohen të largohen nga Gaza dhe Bregu Perëndimor

Palestinezët nuk do të detyrohen të largohen nga Gaza dhe Bregu Perëndimor, tha presidenti amerikan Joe Biden.

Ai gjithashtu tha se ShBA-ja nuk do të lejojë rrethimin e përhershëm të Gazës apo t’i ndryshohet kufiri.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, Biden këto i tha gjatë një telefonate që kishte me presidentin egjiptian Abdel Fattah el-Sisi, raporton Al Jazeera