Kur përmendet Real Madridi, mendja menjëherë të shkon te yjet më të mëdhenj të futbollit botëror dhe transferimet spektakolare që kanë bërë histori. Por a e dini se Cristiano Ronaldo nuk është blerja më e shtrenjtë në historinë e klubit?
Shkruan POPULLI.mk
Po, lexuat saktë! Ylli portugez, i cili bëri epokë në Madrid dhe u bë golashënuesi më i mirë në historinë e klubit, renditet vetëm i katërti në listën e blerjeve më të shtrenjta të Realit.
Ja lista e plotë që do t’ju habisë:
-
Eden Hazard – nga Chelsea në sezonin 2019/20 për 121 milionë euro
-
Jude Bellingham – nga Borussia Dortmund në sezonin 2023/24 për 113 milionë euro
-
Gareth Bale – nga Tottenham Hotspur në sezonin 2013/14 për 101 milionë euro
-
Cristiano Ronaldo – nga Manchester United në sezonin 2009/10 për 94 milionë euro
-
Aurélien Tchouaméni – nga Monaco në sezonin 2022/23 për 80 milionë euro
Pavarësisht shumës më të ulët, Ronaldo mbetet transferimi më i suksesshëm në historinë e klubit, por në aspektin financiar, belgu Eden Hazard mban vendin e parë – edhe pse karriera e tij në “Santiago Bernabéu” nuk rezultoi siç pritej.
Real Madridi vazhdon të shkruajë histori me emra të mëdhenj dhe shifra marramendëse, duke mbetur klubi më atraktiv në botën e futbollit. / © POPULLI.mk
