-1.2 C
Skopje
E mërkurë, 21 Shkurt, 2024

Borrell plas bombën / Iz*raeli e ka financuar Hama*sin

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borrell, tha sot se shteti i Izraelit e ka financuar Hamasin islamik palestinez me qëllim të dobësimit të Autoritetit Palestinez.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka hedhur poshtë akuzat e kundërshtarëve të tij në Izrael dhe disa mediave botërore se qeveria e tij ka qenë duke inkurajuar në mënyrë aktive Hamasin në Gaza prej vitesh.

“Po, Hamasi financohet nga Qeveria e Izraelit për të dobësuar Autoritetin Palestinez të udhëhequr nga Fatah”, tha Borrell në një fjalim në Universitetin e Valladolidit, por nuk hyri në detaje rreth financimit të supozuar, njoftuan mediat izraelite, raporton AMI.

Hamasi ekstremist mori pushtetin në Rripin e Gazës me forcë në vitin 2007, duke mundur Fatahun, një forcë besnike ndaj rivalit të saj më të moderuar, presidentit palestinez Mahmud Abbas.

Që atëherë, Autoriteti Palestinez i Abasit ka qeverisur vetëm territorin tjetër palestinez, Bregun Perëndimor të pushtuar.

Shtetet e Bashkuara, së bashku me vendet e tjera, po bëjnë presion që Autoriteti Palestinez të rimarrë kontrollin e Gazës pas përfundimit të luftës midis Izraelit dhe Hamasit, por me kusht që të reformohet.

[bsa_pro_ad_space id=1]

[bsa_pro_ad_space id=2]

Të ngjajshme

[bsa_pro_ad_space id=2]

[bsa_pro_ad_space id=1]

Të fundit