16.8 C
Skopje
E shtunë, 27 Korrik, 2024

“Lista e zezë” / Kush e ka radhën tani… !?

Ambasadorja e SHBA-ve në Maqedoninë e Veriut më herët kishte paralajmëruar se ende nuk është mbyllur “lista e zezë” dhe se do të ketë edhe të tjerë që do të hynë, informon POPULLI.mk

Në mesin e politikanëve të cilët janë në listën e zezë të Amerikës janë: Koço Angjushev, Ramiz Merko, Nikolla Gruevski, Sasho Mijallkov, Orce Kamçev, Ratka Kamçeva dhe Sergej Samsonenko, por edhe biznesmeni serbo-boshnjak Daka Davidoviq.

Kush e ka radhën për të hyrë në listën e zëzë? Tani, kur është e qartë se “lista e zezë” do të vazhdon të zgjerohet, parashtrohet pyetja se kush do të jetë emri ose emrat e ardhshëm në këtë listë. Angjushev ishte njeri i afërt i ish kryeministrit Zoran Zaev, prandaj ekzistojnë supozime në kuloare se edhe emri i ardhshëm mund të jetë nga i njëjti ekip. Nuk mund të thuhet se emri i ardhshëm nuk mund të jetë nga VMRO dhe BDI!

Pritet të shihet a do të ketë zhvillime para zgjedhjeve të ardhshme presidenciale dhe parlamentare, apo më vonë. Janari është muaji gjatë të cilit nuk duhet të bëjnë gjum të rehatshëm klanet politiko-biznesore të zhytura në korrupsion, sepse kjo është periudha kur është paralajëmruar ardhja e sërshime në Maqedoninë e Veriut të ekspertëve amerikanë për luftë kundër korrupsionit.

© POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit