POPULLI.mk mëson se brenda strukturave të Bashkimit Demokratik për Integrim po diskutohet gjithnjë e më shumë mundësia e rikthimit të Izet Mexhitit në drejtimin e partisë. Sipas burimeve, një pjesë e strukturave të BDI-së besojnë se Mexhiti është figura që mund ta ringrejë partinë pas rezultatit të dobët politik, e sidomos në ato lokale. Ndërsa emri i Fatmir Limanit raportohet se është refuzuar si opsion për udhëheqjen e partisë.
Izet Mexhiti ka qenë më herët nënkryetar i BDI-së, ndërsa pas largimit nga partia themeloi Lëvizjen Demokratike dhe më pas u bë pjesë e koalicionit VLEN, i cili hyri në Qeveri.
Brenda BDI-së, sipas burimeve të POPULLI.mk, vlerësohet se Mexhiti e njeh nga afër strukturën dhe funksionimin e partisë, ndërsa pesha e tij politike konsiderohet faktor i rëndësishëm në diskutimet për një rikthim të mundshëm.
Megjithatë, për momentin bëhet fjalë për diskutime të brendshme dhe jo për një vendim zyrtar.




