6.8 C
Skopje
E premte, 6 Dhjetor, 2024

Bundestagu gjerman miraton ndryshimet për lejimin e shtetësisë së dyfishtë

Bundestagu me shumicë votash të koalicionit qeveritar – SPD-së, Liberalëve dhe të Gjelbërve pasdite ka miratuar ligjin për shtetësi.

Deputetët e opozitës CDU/CSU ashpër kanë kundërshtuar ndryshimet ligjore, duke vlerësuar se shkurtimi I afatit për marrjen e shtetësisë gjermane do të ketë pasojë negative.

Me ndryshimet e propozuara nga qeveria gjermane, sic njofton KlanM, mërgimtarët në të ardhmen mund të aplikojnë për pasaportë gjermane pas 5 viteve të jetës dhe punës në Gjermani. Deri tani ky afat ishte 8 vite.

Qeveria gjermane vlerëson se në këtë mënyrë do të jetë më konkurruese për tërheqjen e fuqisë punëtore ndaj shteteve sikurse SHBA-ja dhe Kanadaja.

Si profesione deficitare përmenden infermieret, mjekët dhe personeli shërbyes nëpër restoranet, për të cilët bëhet ligji I ri.

Me ligjin e ri, lejohet edhe shtetësia e dyfishtë apo më shumë shtetësi, diçka që deri tani ishte e mundshme vetëm për shtetasit e vendeve të BE-së dhe Zvicrës.

Shtetasit e Maqedonisë së Veriut që kanë jetuar dhe punuar në Gjermani gjatë dekadave të kaluara, sic percjell KlanM, fillimisht duhej të hiqnin dorë nga shtetësia amë që të aplikojnë për atë gjermane. Tashmë ky kusht nuk ekziston.

Në Gjermani, sipas të dhënave deri më 2022, jetojnë afër 150.000 qytetarë të Maqedonisë së Veriut.

Parakushti kryesor për marrjen e shtetësisë gjermane, sic njofton KlanM, mbeten dëshmitë për integrimin dhe njohjen e gjuhës gjermane. Kandidati gjithahstu duhet të dëshmojë se është në situatë për të mirëmbajtur veten dhe familjen.

Të ngjajshme

Të fundit