Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar burg pa afat për 5 të arrestuarit e operacionit antidrogë, ku u kapën 11 mijë e 300 doza ekstazi, me peshë mbi 5 kilogramë dhe me vlerë 400 mijë euro.
Besnik Mujeci dhe katër personat tjerë do të hetohen në qeli. Ata shfrytëzonin fluksin e sezonit për ta transportuar lëndën narkotike nëpërmjet një linje autobusësh Prishtinë-Tiranë.
Ndërkaq, Mujeci është përjashtuar edhe nga partia Vetëvendosje, pjesë e së cilës ishte për një kohë të gjatë.
