Një krim i rëndë brenda familjes ka ndodhur në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku një 34-vjeçar shqiptar vrau gruan e tij Suela Saliaj.
Ngjarja ndodhi gjatë ditës së hënës, kur policia u lajmërua për një sherr brenda familjes. Pasi autoritetet shkuan në vendngjarje, brenda shtëpisë gjetën të vrarë Suela Saliajn 32 vjeç.
Por në apartament nuk ishte autori i dyshuar, bashkëshorti Renato Muhaj dhe as vajza e mitur e çiftit. Policia ngriti menjëherë alarmin për rrëmbimin e një fëmije.
Burimi / KlanTV
