29.8 C
Skopje
E enjte, 28 Maj, 2026

Çair, sherr mes familjarëve të ish funksionarëve të BDI-së

- Advertisement -

Një incident fizik ka ndodhur ditë më parë para tubimit në Çair ku dega e BDI-së priti kreun e saj, Ali Ahmeti dhe kandidatin për Komunën e Çairit, Bujar Osmani.

Mësohet se përleshja fizike ka ndodhur mes dy personave, njëri familjar i ish deputetit të BDI-së, ndërsa tjetri familjar i ish zëvendësministrit nga radhët e BDI-së.

Motivet e incidentit nuk dihen, por sipas asaj që kanë denoncuar qytetarët, përleshja ka ndodhur në sy të kreut të BDI-së, ndërsa rasti nuk është denoncuar në polici.

Të pyetur zyrtarisht, dikasteri i Brendshëm është përgjigjur se nuk ka informacion për një incident të tillë. Alsat.m

- Advertisement -

Të ngjajshme

Të fundit