Pas humbjes në zgjedhjet për Komunën e Bërvenicës, Haqim Ramadani po përpiqeshte të paraqitet në publik si një “shqiptar i viktimizuar”, duke deklaruar se është pa punë dhe në kërkim të një vendi pune në sektorin privat.
Megjithatë, në opinion po qarkullojnë kritika të forta, se realiteti është ndryshe nga ajo që ai paraqet. Sipas këtyre zërave, ai ka bërë marrëveshje politike në dëm të interesave të qytetarëve, duke përfshirë edhe çështje që lidhen me menaxhimin e fondeve publike dhe ndikimin në komunat tjera.
Këto pretendime kanë nxitur reagime dhe debat në publik, duke ngritur pyetje mbi transparencën, përgjegjësinë dhe rolin e figurave politike pas zgjedhjeve.
