20.4 C
Skopje
E martë, 11 Gusht, 2026

Çairi i premtimeve dhe Çairi i dështimeve!

Bashkimi Demokratik për Integrim dy mandate me radhë ia dha shansën kreut aktual të komunës Çair, Visar Ganiut, për kryetar por Ganiu për dy mandate nuk arriti t’i realizojë projektet e premtuara para qytetarëve!

Mandatin e parë doli me një libër “Kontrata e Visarit”, kontratë kjo e cila lëre që nuk u realizua, por as nuk u lexua aq e famshme sa ishte. Mandatin e dytë, Çairi pritej që të lulëzonte nga plani me projekte “Agjenda e Gjelbër” , por ndodhi e kundërta, cep më cep të Çairit ka vetëm ndërtesa dhe beton e për gjelbrim ka ngelur vetëm një pjesë e malit të Gazibabës, e cila më shumë bie në komunën e Gazibabës. Pra çairasit mund të kënaqen vetëm në pjesën e Gazibabës!

Parkingjet në kate, akoma mbeten shpresë për qytetarët. Lëre më të flasim për parkingje që banorët e Çairit nuk kanë as ku të parkohen nga mungesa e tyre! Pra, Çairi sot nuk është një vend evropian, por afrikan!