21.8 C
Skopje
E enjte, 28 Maj, 2026

Çashkë / Maqedonasit kundër gjuhës shqipe!

- Advertisement -

Prindërit dhe fëmijët shqiptarë të komunës së Çashkës, që ndodhet rreth 40 kilometra nga Shkupi, nuk iu gëzuan vendimit të Ministrisë së Arsimit për hapjen e paraleles së parë me mësim në gjuhën shqipe, pasi kjo po kundërshtohet nga banorët maqedonas të kësaj komune.

Kjo komunë, sipas regjistrimit të popullsisë në vitin 2021 ka rreth 7.942 banorë dhe prej tyre 4.032 janë shqiptarë, kurse 3.071 maqedonas, por lokaliteti ku ndodhet shkolla është i banuar me maqedonas.

Ata tash e disa ditë nuk po i lejojnë fëmijët e tyre të shkojnë në shkollë, në shenjë revolte për shkak të vendimit të Ministrisë së Arsimit, që në shkollën “Todor Janev” mësimi të zhvillohet edhe në gjuhën shqipe.

- Advertisement -

Të ngjajshme

Të fundit