Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku, ka theksuar se qeverisja lokale duhet të ndërtohet mbi bashkëpunimin e drejtpërdrejtë me qytetarët, informon POPULLI.mk
Ai tha se Prishtina nuk mund të qeveriset vetëm nga lart, por duhet të zhvillohet bashkë me banorët që kontribuojnë çdo ditë në lagjet e saj.
“Takimet tona po i vazhdojmë në çdo lagje. Kësaj radhe ishim tek Muhaxherët, bashkë me bartësen e listës së Partisë Guxo, Jeta Statovcin, dhe kandidatët tanë për Kuvend Komunal. Zhvilluam një bashkëbisedim të hapur me banorët dhe u përgjigjëm në pyetjet e tyre”, tha Çeku.
Ai theksoi se nga bisedat me banorë është kuptuar qartë se qytetarët kërkojnë ndryshim. “Dhe këtë ndryshim do ta sjellim bashkë, me ekipin tonë, me njerëz profesionistë e me kontribut të dëshmuar në shoqëri”, u shpreh Çeku. / © POPULLI.mk
