33 C
Skopje
E shtunë, 27 Qershor, 2026

Çfarë e lidh Kasamin me Ganiun!? Ja çfarë thotë kryetari i Tetovës

Lideri i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami ka folur për afërsinë me Grupin e zjarrit.

Thotë se me pjesëtarin e tij, Visar Ganiun është takuar, ngaqë siç tha ai, bijtë luajnë futboll.

Biri i Kasamit luan për “Shkëndijën”, ndërkaq i Ganiut për “Shkupin”.

“Ai te “Shkupi”, biri im te “Shkëndija”. Sporti na bashkon, por edhe këtë e keqpërdori Artani. Për herë të parë Artani arriti të ndajë tifogrupet, “Shfercerat” dhe “Ballistët” dhe të shahen shqiptarët në mes vete”, tha Kasami në ClickPlus në TV21.