13.8 C
Skopje
E enjte, 12 Shtator, 2024

Çfarë ndodh nëse Berisha nuk paraqitet sërish në SPAK?

Sot në orën 09:00, është caktuar seanca gjyqësore në Apelin e GJKKO për Sali Berishën. Në këtë seancë pritet që Apeli të vendosë për masën e sigurisë ndaj ish-kryeministrit të vendit, lidhur me hetimet për dosjen “Partizani”, vendim i ankimuar nga dy avokatët e tij.

Ndërkohë në orën 10:00 Berisha do të duhet të paraqitet sipas urdhëresës, në SPAK, teksa kujtojmë se në seancën e parë, ai nuk pranoi që të shkonte.

Po se çfarë do të ndodhë në seancën e orës 10:00 dhe nëse Berisha nuk paraqitet, mbetet për t’u parë pasi të gjitha opsionet janë të hapura, në varësi të vendimit të Apelit, i cili mund të lërë në fuqi vendimin ‘detyrim paraqitje’ apo ta rrëzojë atë.

Sipas juristëve, nëse Apeli pranon ankimimin e avokatëve dhe rrëzon masën e sigurisë, atëherë thirrja e Berishës në orën 10:00 në SPAK bëhet e pavlefshme.

 

 

Ndërkohë, nëse Apeli lë në fuqi vendimin ndaj tij, dhe ish-kryeministri nuk paraqitet, atëherë SPAK ka të drejtë të kërkojë ashpërsim mase, por që kjo të ndodhë, do të duhet të kërkojë autorizim në Kuvend.
(BalkanWeb)

Të ngjajshme

Të fundit