6.8 C
Skopje
E hënë, 30 Mars, 2026

Çfarë prodhoi protesta e opozitës, rrugë të bllokuara për 3 orë

Tre orë ka zgjatur protesta e sotme e opozitës e cila ishte e fokusuar në 6 akset kryesore të Shqipërisë, siç ishin rrethrrotullimi i Bradasheshit në Elbasan, ish-sheshi Shqiponja në Tiranë, rrethrrotullimi i Milotit, Levani në Fier, Bishti i Zhurit në Rrogozhinë dhe mbikalimi i Kthesës së Kamzës.

Protesta e nisur në orën 17:00 u mbyll e qetë dhe pa probleme. Duhen evidentuar vetëm tre momente kur pati një përplasje mes qytetarëve dhe policisë.

Fillimisht në Shkozet protestuesit dogjën disa goma në rrugë por pa shkaktuar asnjë dëm, dhe një tjetër moment ishin përplasjes mes policisë dhe protestuesve në Elbasan dhe Tiranë.

Në të gjithë pikat e bllokuara deputetët e opozutës të cilët ishin në krye të protestës dhanë mesazhe politike, duke theksuar se nuk do të tërhiqen nga rruga e tyre nëse kryeministri Edi Rama nuk pranon qeverinë teknike.

Qytetarët iu bindën thirrjes së opozitës. Dua të bëj me dije se sot ka qenë një ditë e zezë për narkoregjimin dhe bandat. Të tmerruar kanë sjellë narko policinë në çdo kryqzim që të intimidojnë opozitën. Me këtë kanë dëshmuar se janë në panik dhe mosbindja civile ka filuar të japë frutet e veta. Qeveria teknike është alternativa. Destinacioni i radhës?  E shmangëm sot Surrelin, por nuk e shmangim gjithmonë. Do t’iu njoftojmë për hapat e radhës. Kthim pas nuk ka dhe qëndresa dhe rezistenca do të japë frutet e saj”, deklaroi Noka nga Tirana në mbyllje të protestës.

Ndërkohë që në të njëjtën linjë me të ishin edhe Luçiano Boçi në Milot, Luan Baçi në Levan, Edmond Spaho në Bradashesh dhe Edi Paloka në Shkozet.

 

 

Burimi /Vizionplus.tv/

Të ngjajshme

Të fundit