11.8 C
Skopje
E shtunë, 28 Shkurt, 2026

City i Guardiolës nuk zhgënjen, fiton ndaj Evertonit

Pas triumfit ditë më parë në Kupën e Botës për klube, duke u bërë skuadra e parë angleze që fiton pesë trofe brenda një viti kalendarik, Manchester City i Pep Guardiolës ka vazhduar sukseset edhe në Angli. City të mërkurën në mbrëmje fitoi në udhëtim tek Evertoni, në kuadër të xhiros së 19-të të Premier Leagues.

Fitorja u arrit me rikthim të rezultatit, pasi vendësit shënuan me Jack Harrisonin në minutën e 29-të. Megjithatë, Phil Foden në minutën e 53-të me supergol nga distanca, Julian Alvarez me realizimin nga penalltia në minutën e 64-t dhe Bernardo Silva në minutën e 87-të, i siguruan pikët e plota Cityt.

City me 37 pikë e kalon në tabelë Tottenhamin dhe tani zë vendin e katërt pas 18 ndeshjeve të luajtura. Ka një pikë më shumë se Tottenhami. Lider është Liverpooli me 42 pikë. Evertoni mbetet me 16 pikë në 19 ndeshje të luajtura dhe është në vendin e 17-të.

Të ngjajshme

Të fundit