7.8 C
Skopje
E martë, 24 Shkurt, 2026

City me vështirësi mposhti Crystal Palace-n, goli i Haaland vendimtar!

Skuadra e Pep Guardiolës mori fitoren minimale 0-1 në transfertën e Crystal Palace, duke iu falur Erling Haaland.

“Citizens” diktuan ritmin gjatë gjithë sfidës, megjithatë pjesa e parë e këtij takimi u mbyll me barazim pa gola.

Në fraksionin e dytë, City tentoi në disa raste të gjente rrjetën, megjithatë avantazhin e morën vetëm në minutën e 77’, moment në të cilin Haaland shënoi nga pika e bardhë e penalltisë dhe i dhuroi fitoren ekipit të tij.

Kështu pas kësaj fitoreje Manchester City shkon në kuotën e 61’ pikëve në vend të dytë, 2 pikë me pas se kryesuesit e Arsenal, por me “The Gunners” që ende nuk e ka luajtur takimin e raundit të 27-të të Premier League.

Nga ana tjetër Crystal Palace qëndron në vend të 12-të të renditjes me 27 pikë.

Të ngjajshme

Të fundit