-0.2 C
Skopje
E martë, 24 Shkurt, 2026

City mposht minimalisht Arsenalin, e eliminon nga FA Kupa!

Manchester City ka ndalë rrugëtimin e Arsenalit në Kupën FA. Të premten mbrëma, City fitoi 1:0 ndaj skuadrës londineze.

Ndeshja i ka takuar rrethit të katërt të Kupës FA.

Nathan Ake vendosi ndeshjen e skuadrave që luftojnë për titull të kampionit në Premier League. Ai shënoi me goditje të saktë në minutën e 64-t.

Granit Xhaka ka pasur paraqitje pozitive, por jo të mjaftueshme për Arsenalin. Ai e kompletoi ndeshjen. Ndeshjet tjera të rrethit të katërt luhen në tri ditët e ardhshme. Por kjo ishte kryendeshja e kësaj xhiroje.

Të ngjajshme

Të fundit