14.8 C
Skopje
E martë, 25 Mars, 2025

Çmimet dhe shporta

Shkruan: Ramadan Ramadani

LajmAnaliza e sotme do jetë nga një fushë që nuk e njoh shumë dhe ku nuk pretendoj se kam njohuri të mjaftueshme as sa për një analizë të plotë. Andaj që në fillim dua të arsyetohem dhe shfajësohem për ndonje mospërfshirje të krejt aspekteve të duhura për një kësi analizë.

Por, ajo që nuk dimë në detaje për ekonominë dhe financat nuk duhet dhe nuk na ndalë që si qytetarë dhe konsumatorë të perditshëm të bejme ca fjale dhe pyetje se çka është puna e ketyre çmimeve të produkteve të nevojshme mujore që njihen si shporta e harxhimeve themelore mujore.

Kjo pasi edhe pse ndoshta nuk e dimë në teresi tregun e ekonomine e dijmë hesapin dhe matematikën elementare. E argumenti më i mire se qytetaret tanë i dinë numrat dhe dijne të bejne llogari nuk është matematika ose niveli i shkollimit, por këtu është mbijetimi prej dite ne dite, prej jave ne jave e prej muaji ne muaj. Vetëm me dije dhe kujdes të madh ndaj numrave spjegohet ky mbijetim i vështirë. Shumë shtëpi dhe amvisëri, burra dhe gra, familje dhe individë janë dhe mbeten mjeshtër të kursimit dhe shifrave pasi dinë dhe munden të mbijetojnë me aq pak hyrje e me aq shumë dalje dhe harxhime.

Andaj ketu ka disa vrojtime për çmimet dhe harxhimet që mendojme se meritojne analizë
dhe aksion, qoftë edhe keshtu ti behet fjala dhe ngritet si shqetësim. Në trekendeshin konsumatori, tregu dhe ligjet ne duam të ngrejme pyetjen se ku jane populli dhe shteti sepse tregun, marketet dhe çmimet çdo ditë e më shumë po i shohim dhe ndiejm.

Çdokush që ka udhetuar diku jashte e ka vërejt se disa çmime të gjerave themelore
ushqimore bile janë më lirë se tek ne. Vaj, qumësht dhe të tjera. Ne do sjellim dy foto aktuale të bera keto ditë sa për ilustrim dhe shembull se sa është çmimi i një sosi të makaronave në Zvicër dhe Gjermani. Nuk ka nevojë ti perkthejmë këto çmime të atjeshme në denarë sa ka nevoje të krahasohen se si jane më lire dhe duke patur parasysh pagat mesatare në ato shtete se si i vjen se me një rroge ne Maqedoni p.sh. mund ti blesh 130 kesi sosa makarone kurse ne Zvicer 1300, pra dhjetëfish! Tash i njejti emer, njejti prodhues, e besojme njejti kualitet si mundet aty të jet me lirë dhe dhjetëfish më i ofrueshëm?! Nese është krejt njëjtë çka dallon që keshtu te ne të jete?! Mos
ndoshta prap duhet të pyesim se ku është populli dhe shteti?!

Ne Europë ne shume vende shpesh populli ngrehet dhe me sindikata protestojne për pagat,
në Kroaci i bojkotuan marketet. Po edhe ne rajon, në shtete qe si ne ende nuk jane në BE behen përpjekje ose për ngritje të pagave ose për zbritje të çmimeve. Ketu te ne stabil. As ritje as zbritje. Bile mungojne shoqata për drejtat konsumatore që diku diku nëpër vende tjera kane ndikuar shume në mbrotje të cilesise dhe çmimeve të artikujve duke senzibilizuar opinionin dhe duke vënë ne aksion ligjet dhe shtetin.

Shteti dhe qeveria aktuale tek ne ka bërë një mase një shportë për vitin e ri dhe
të cilën premtoi se do e bën prap mas një muaji për ramazan dhe edhe një here mandej për një festë të krishtere ne prill. Por, ama kjo ndikoi shume pak ngase u perceptua dhe u vendos nga tregu thjeshte si një kampanjë. Bile doli një perfaqësues i një zinxhiri të marketeve dhe tha se ne do ta vazhdojme tere kohes. U pa se për to është lehte pasi ishte vetem një akcion fushate qe nuk ndikonte për çmimet dhe marzhat e fitimit në përgjithësi. Kjo na sjell me perfundimin se duhet më shume ligje, perkufizime dhe masa që çmimet të zbresin. Se çka do behet si do behet mbetet të shihet dhe shqyrtohet, por duhet së shpejti të realizohet. Mjafton që në opinion kjo vazhdimisht të artikulohet si zor dhe nevojë. Kjo sepse kjo na sjell në perkufizimin e parë esencial për popullin dhe shtetin se ne jemi të parët. Dmth ka qytetarë, popull e milet e mandej ata kane shtet. Jo e kunderta,
asnjëherë.

Qytetaret e kane bere kete shtet, ata jane bartesit e sovranitetit dhe e mbajne ate me
taksat dhe doganat, pra shteti është mekanizmi që duhet të jete ne anën e tyre. Dhe të bëje diçka për ata qytetare për jetën dhe bukën e tyre!

Të ngjajshme

Të fundit