2.8 C
Skopje
E diel, 16 Shkurt, 2025

Çmimet e reja të derivateve hyjnë në fuqi nga mesnata

Çmimi i derivateve të naftës do të rritet nga sonte në mesnatë, ka vendosur Komisioni Rregullator për Energjetikë.

Çmimi i EURODIZEL rritet për 1 denar dhe nga nesër do të shitet me çmimin 73.5 denarë për litër.

Çmimi i EUROSUPER 98 rritet gjithashtu për 1 denar dhe nga nesër do të shitet me çmimin 81.5 denarë.

Çmimi i EUROSUPER 95 rritet për 1.5 denarë dhe nga nesër do të jetë 78 denarë për litër.

Rritet edhe çmimi i vajit ekstra të lehtë për amvisëri për 1 denar dhe do të shitet për 73 denarë, ndërsa ulje ka vetëm në çmimin e mazutit për 0.4 denarë dhe nga nesër do të shitet me çmimin 45.3 denarë për kilogram.

Të ngjajshme

Të fundit