10.8 C
Skopje
E diel, 3 Nëntor, 2024

Çmimet hotelierike shtrenjtohen për 17,4%

Çmimet hotelierike në tetor në krahasim me shtatorin e këtij viti janë rritur për 0,4 për qind, ndërsa për 17,4 për qind në krahasim me tetorin e vitit të kaluar, njoftoi sot Enti shtetëror për statistika.

Në krahasim me grupet e shërbimeve, rritje në muajin tetor në krahasim me shtatorin e këtij viti është shënuar në grupet ushqime për 0,3 për qind, pije alkoolike për 0,8 për qind dhe pije joalkoolike për 1,5 për qind.

Në periudhën janar-tetor të këtij viti, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, shërbimet hotelierike janë rritur për 11,4 për qind.

Ndërsa në krahasim me dhjetorin e vitit të kaluar, rritja është 9,8 për qind.

Të ngjajshme

Të fundit