7.8 C
Skopje
E hënë, 4 Nëntor, 2024

Vazhdon greva e autobusëve privat!

Autobus privat të linjave 19, 20, 22, 52 dhe 54 në kryeqytet vazhdojnë grevën për shkak të mos shlyerjes së borxhit prej rreth 500 mijë euro nga Qyteti i Shkupit. Deri më tani nuk ka pasur asnjë takim me drejtorin e ndërmarrjes së transportit publik dhe qytetit të Shkupit.

“Dje biseduam në telefon me drejtorin e ndërmarrjes i cili na tha se ata për momentin nuk kanë mjete që të mund të paguajnë borxhin ose një pjesë të borxhit, dhe na kërkoi që të kërkojmë zgjidhje të situatës tek Qyteti. Me insistim tonin ende nuk kemi marrë asnjë lloj përgjigje për ftesë ose për çfarë do lloj takimi për të biseduar e për ta tejkaluar problemin… Për momentin ende kemi durim, do të presim që në mënyrë paqësore dhe në mënyrë kaulitative të zgjidhim problemin. Nëse nuk arrijmë ta zgjidhim këtë, do ti shikojmë edhe mundësitë tjera që i kemi në dispozicion”, u shpreh Millorad Dimitrievski, Makekspres.

Vozitësit e autobusëve privat thonë se nuk e kanë të lehtë që të rrinë pa punë, por pa para nuk mund të blejnë as naftë për autobusët.

“Megjithëse kemi mirëkuptim, nuk i kërkojmë të gjitha ata, vetëm të na mundësohet të kemi naftë, të kemi diçka për mirëmbajtjen e autobusëve, e kuptojmë ne kryetaren e Komunës, e kuptojmë edhe situatën, por e kuptojmë edhe vetveten se më tepër më nuk mundemi pa të holla… Nëpër pompa të benzinës unë për vete kam borxh mbi 180 mijë denarë, kam edhe të tjera, ata duhet me faturë të paguhen kështu që gjendja tek ne është shumë e rëndë”, deklaroi Ismail Sali, vozitës autobusi.

Qyteti i Shkupit dhe Ndërmarrja për Qarkullim Publik i kanë borxh edhe kompanisë tjetër që bën transport privat të udhëtarëve. Sipas informatave të Alsat, Qyteti i Shkupit u ka borxh ndërmarrjeve private për transport rreth 1,5 milion euro, ose një autobus privat ka për të marrë rreth 10 mijë euro nga Qyteti i Shkupit. Tentuam të kontaktojmë me kryetaren e Qytetit të Shkupit Danella Arsovska si dhe me drejtorin e NQP-së Aleksandar Stojkoski, por nuk ishin të kapshëm. /Alsat.mk

Të ngjajshme

Të fundit