8.8 C
Skopje
E hënë, 31 Mars, 2025

Çmimi i rrymës në Kosovë/ Kundërshtohet rritja e çmimit të energjisë elektrike për 15%!

Një tortë me mbishkrimin “15%” i është dhuruar kryetarit të Zyrës së Rregullatorit për Energji, Ymer Fejzullahu nga aktivistët e nismës “Asnjëcentmëshumë”.

Pasi Fejzullahu refuzoi aktivisti Dibran Hoxha ia hodhi tortën në fytyrë kreut të ZRRE-së derisa ai hyri brenda në veturë.

Aksioni i sotëm i paraprinë atij të së hënës brenda zyrave të ZRRE-së.

Aktivistët po kundërshtojnë rritjen e paralajmëruar prej 15% të çmimit të energjisë elektrike që është paralajmëruar se do të nis nga muaji prill.

Të shtunën nga ora 15:00 është paraparë të mbahet protesta në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Të ngjajshme

Të fundit