5.8 C
Skopje
E enjte, 5 Dhjetor, 2024

Çmimin “11 Tetori” për art e kulturë e fiton Lindita Ahmeti

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot do të shënojë festën shtetërore “11 Tetori” përmes organizimit për ndarjen e çmimit me po këtë emër për katër fituesit e këtij viti.

“Çmimi për vepër jetësore në fushën e shkencës dhe arsimit do t’i jepet neuropsikiatrit, prof. dr. Metodi Çepreganov, ndërsa në fushën e kulturës dhe artit, poetes Lindita Ahmeti, shkrimtarit Tomislav Osmanli dhe artistit Micko Jankulovski”, njoftojnë nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut.

Ngjarja do të shënohet në Sallën e Kristaltë të Kuvendit, duke filluar prej orës 12:00. Kuvendi theksoi që ky çmim jepet për njohjen e veprës jetësore në fushën e shkencës, artit, ekonomisë dhe veprimtarive të tjera.

Të ngjajshme

Të fundit