-0.2 C
Skopje
E premte, 23 Janar, 2026

CNN: Britania i ka dhënë Ukrainës raketa me rreze të gjatë 250-kilometërshe, “Storm Shadow”

Mbretëria e Bashkuar e ka furnizuar Ukrainën me disa raketa me vetëdrejtim, “Storm Shadow”, duke u dhënë forcave ukrainase aftësi të re për sulme me rreze të gjatë para një kundërsulmi të paralajmëruar nga Ukraina kundër forcave ruse, i thanë televizionit CNN disa zyrtarë të lartë perëndimorë.

Raketat “Storm Shadow” janë raketa me vetëdrejtim e me rreze të gjatë, të zhvilluara nga Britania dhe Franca. Ato hidhen zakonisht nga ajri. Me rreze prej 250 kilometrash, ato kanë rreze pak më të shkurtër se sistemi amerikan ATACMS, të cilin Ukraina e ka kërkuar për një kohë të gjatë.

Këto raketa mund të arrijnë thellë në territoret ukrainase që janë nën kontrollin e forcave ruse në lindje të Ukrainës. Një zyrtar perëndimor i tha televizionit CNN se Mbretëria e Bashkuar ka marrë garanci nga qeveria ukrainase se raketat do të përdoren vetëm brenda territorit ukrainas e jo brenda Rusisë.

Raketat “Storm Shadow” janë ndryshuese të vërteta të lojës nga këndvështrimi i rrezes”, i tha televizionit një zyrtar i lartë ushtarak i ShBA-së, dhe ia jep Kievit aftësinë që e ka kërkuar që nga fillimi i luftës.

Dhurimi i këtyre raketave bëhet në kohën kur Ukraina po përgatitet për të nisur një kundërsulm ndaj forcave ruse me qëllim të rimarrjes së territorit të pushtuar në pjesët lindore dhe jugore të vendit. /Nacionale

Të ngjajshme

Të fundit