17.8 C
Skopje
E premte, 25 Prill, 2025

Dauti: Nuk lejova që VMRO dhe LSDM ta fusin në rend dite Ligjin për “branitellat”

Deputetët e LSDM-së dhe VMRO-së në mbledhjen e sotme të Komisionin parlamentar për politikë sociale, demografi dhe rini, sërish kërkuan që të vihet si pikë e rendit të ditës edhe Ligji për të ashtuquajturit “branitella”.

Por, deputetja Ilire Dauti e cila kryesor me këtë komision, nuk ka lejuar që të ndodh një gjë e tillë.

“Derisa në ligj nuk përfshihet edhe pala tjetër e konfliktit, respektivisht, statusi i UÇK-së, një ligj i tillë nuk mund të kalojë në komisionin të cilin e drejtoj unë”, tha mes tjerash, për gazetën LAJM, zonja Ilire Dauti.

Prononcimin e saj të plotë mund ta ndiqni në videon më poshtë.

Të ngjajshme

Të fundit