Ziadin Sela ka reaguar lidhur me pjesëmarrjen e liderëve të pushtetit në inaugurimin e ish-presidentit amerikan Donald Trump, duke theksuar se pjesëmarrja ishte e mundur për çdo qytetar që paguan një shumë të caktuar parash, shkruan POPULLI.mk
“Ka mundur të jetë çdo qytetar që paguan një shumë të caktuar parash. Ata u lavdëruan se i ka ftuar presidenti Trump. Madje, një media në Bullgari shkroi se as Mickoski nuk është ftuar drejtpërdrejt nga Trump, por nga një PR agjenci”, tha Sela.
Ai shtoi se, nëse liderët do të kishin marrë vërtet ftesa nga Trump, ato do t’i varnin si qafore dhe do t’i shfaqnin kudo gjatë gjithë kësaj periudhe.
“Të kishin marrë ata ftesë nga presidenti Trump, të jeni të bindur që ato ftesa do t’i varnin dhe do të shëtisnin edhe rrugës me këto ftesa”, përfundoi Sela.
Deklarata e tij është parë si kritikë e drejtpërdrejtë ndaj përdorimit të ngjarjeve të tilla për përfitime propagandistike. / © POPULLI.mk